sq
Книжки
Yael Eylat-Tanaka

Viktimë E Pallogaritur

Kjo është historia e viktimave të tjera të pushtimit gjerman në Francë, historia e nënës sime, e cila u nda nga familja e saj dhe u arratis, dhe torturat që mbetën me të përgjithmonë.
Këto janë kujtimet, siç m’i ka treguar nëna ime. Jam përpjekur ta tregoj historinë e saj me aq përpikmëri sa ma tregoi ajo, duke i renditur ditaret e shkruara, së bashku me anekdota të ndryshme që plotësuan dhe u dhanë shije historive gjatë jetës sime, pa zbukurime, duke ndërfutur interpretimet e mia të ngjarjeve. Ky nuk është një roman ankthi, ndonëse ngjarjet e treguara këtu sigurisht që ishin ankth për ata që i përjetuan. Pa dyshim që ato më dukeshin të ankthshme ndërsa i dëgjoja dhe i lexoja. Kështu që, për të shmangur sikletin për këdo që lexon këto fjalë, kam zgjedhur të përdor pseudonime sipas rastit, ndërsa përpiqesha të mbaja të pandryshuar thelbin e historisë.
Nëna ime ishte franceze dhe, herë pas here, disa fjalë dhe fraza frëngjisht shfaqen në të gjithë tekstin. Kam përfshirë përkthime kudo që është e përshtatshme. Gjithashtu, ajo jetoi dhe studioi në Itali para se të transferohej në Izrael dhe, përfundimisht, në Shtetet e Bashkuara. E thënë sërish, aty ku fjalët dhe frazat përfshihen në ato gjuhë, kam përfshirë përkthime me sa kam pasur mundësi.
139 паперових сторінок
Правовласник
Tektime
Дата публікації оригіналу
2021
Рік виходу видання
2021
Видавництво
Tektime
Перекладач
Aurel Manushi
Уже прочитали? Що скажете?
👍👎
fb2epub
Перетягніть файли сюди, не більш ніж 5 за один раз